Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik siguroi çmimin e parë. Kjo është një tjetër arritje për Qosen në arenën ndërkombëtare. Ai më herët është shpallur fitues i vendit të parë në Matematikë dhe i vendit të tretë në Kimi në “Neo Science Olympiad”. Kjo olimpiadë u zhvillua në Orlando, SHBA.

Në Shtetet e Bashkuara, Loris Qose përfaqësoi Shqipërinë. Ai u vlerësua me medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi. Pas suksesit në STEM, Loris Qose u shpreh se medalja e artë është rezultat i punës, përkushtimit dhe sakrificës. Ai theksoi krenarinë për ngritjen e flamurit shqiptar dhe falënderoi mësuesen Flutura Hoxholli, si dhe mbështetësit.