Zjarri në Kërçovë ndodhet pranë stadiumit, ku po digjet kashtë dhe bar i thatë. Një tjetër zjarr aktiv është shënuar në Manastir, afër tunelit në rrugën rrethore të qytetit.

Gjatë ditës u shuan zjarre në territorin e disa komunave, përfshirë Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Novaci, Prilep, Probishtip, Sveti Nikollë, Koçan dhe Kumanovë. Gjithashtu, dy zjarre u raportuan dhe u shuajtën në komunën Qendër, njëri në bulevardin “Maqedonia” dhe tjetri në rrugën “Todor Aleksandrov”.

Më herët, një zjarr në Përzhdevë të Demir Kapisë përfshiu tre shtëpi të vjetra, por një grua e moshuar u shpëtua pa lëndime.