Zjarret aktive ndodhen pranë stadiumit të Kërçovës, ku digjen kashtë dhe bar i thatë, si dhe pranë tunelit në rrugën anësore të Manastirit.

Gjatë ditës, zjarrfikësit shuan zjarre në Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Qendër (dy lokacione), Novaci, Prilep, Dibër, Debarcë, Sveti Nikollë, Koçan, Probishtip dhe Kumanovë.

Materialet e përfshira në zjarre ishin bar i thatë, kashtë, fusha gruri, pyll i degraduar, deponi mbeturinash, si dhe një ndërtesë ndihmëse, dy shtëpi dhe një automjet. Shërbimet kompetente po monitorojnë situatën dhe ndërhyjnë në pikat aktive.